Alegri i’a thotë troç Ramosit: “Ti je i pafytyrë”

Trajneri i Juventusit, Masimiliano Allegri në fund të takimit kundër Realit të Madridit në “Santiago Bernabeu” u përfshi në një debat me Serhio Ramosin pas akordimit të dyshimtë të 11-metërshit që vulosi kualifikimin e Realit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve  Europian.

Kapiteni i “madrilienëve” ishte i skualifikuar për shkak kartonësh dhe e ndoqi ndeshjen nga tribunat e stadiumit, ndërsa në çastet e fundit të takimit kur Juventusi po avansonte me rezultatin 0:3, ai zbriti poshtë duke qëndruar pranë hyrjes për në korridorin e stadiumit, pak metra larg stolit të ekipit të Realit.

Në momentin e akordimit të 11-metërshit, Ramos provokoi Alegrin me gjeste, duke reklamuar për fitoren e skuadrës së tij, ndërsa një gjë e tillë nuk i kishte pëlqyer aspak trajnerit të skuadrës kampione të Italisë, i cili iu drejtua me fjalët: “Je i pafytyrë”.

Moment ky që mbeti me kaq, me Alegrin që u largua për te stoli i tij dhe Ramos që këtë e morri me shumë habi, kinse nuk e kishte kuptuar trajnerin juventin dhe reagimin e tij.

Leave a Reply