Kishte apo jo penalti? (VIDEO)

Vallë ekzistonte penalti për Realin e Madridit në minutën e 93-të përballë Juventusit? E gjithë bota e futbollit është tronditur nga kjo pyetje sonte. Skuadra kampione e Italisë ishte shumë pranë senzacionit, pasi deri në minutën e 93-të avansonte me rezultatin 0:3 në “Santiago Bernabeu”, duke dërguar ndeshjen në ato momente drejt vazhdimeve.

Mirëpo në minutën e  93-të dhe të fundit të kohës shtesë Lukas Vazkes u rrëzua në zonën e rreptësisë pas një dueli me Medi Benatia, ndërsa arbitri kryesor anglez, Oliver, nuk ngurroi që të tregojë në pikën e bardhë.

E gjithë skuadra e Juventusit protestonte ashpër ndaj këtij vendimi të arbitrit kryesor, ndërsa nga e gjithë kjo tollovi e krijuar portieri Xhanluixhi Bufon u ndëshkua me kartonë të kuq.

Shihni videon e penaltisë së dyshimtë dhe komentoni nëse arbitri ka pasur të drejtë që vendosi të tregojë në pikën e bardhë.

Penallti?

Публикувахте от infosport.mk в 11 април 2018 г.

Leave a Reply