Hajrush Sinani, emërohet shef i stafit teknik te klubi Liria

Klubi i Mundjes Liria, pas 16 viteve ka rikthyer në folenë e saj njërin prej themeluesve dhe trajnerin Hajrush Sinanin. Pas mbledhjes së kryesisë të klubit Liria, është vendosur që Hajrush Sinani të emërohet shef i stafit teknik të klubit më të suksesshëm në mundje në vendin tonë, duke qenë mbikqyrës dhe kordinues i të gjitha punëve në këtë klub.

Kryesia e klubit nga Çairi, Sinanit i kanë uruar shumë shëndet dhe fat në detyrën e re, që të arrijë sukseset edhe më të mëdha me klubin Liria.

Leave a Reply