Vujçiç rikthehet me stërvitje të lehta te FC Shkupi

Skuadra e Shkupit po vijon përgatitjet për ndeshjen e së dielës kundër rivalit të përbetuar Vardarit, të vlefshme për xhiron e 27-të në elitën e futbollit vendor. Në seancën e fundit të “bardhekaltërve” është bashkangjitur edhe Stefan Vujçiç, i cili është në fazën e rikueperimit nga lëndimi, ndërsa ka ushtruar me bashkëlojtarët me një tempo më të ulët.

Gjithashtu ekipit nga Çairi iu ka bashkangjitur edhe Basilio Ndong, i cili mungoi për disa ditë shkaku i gripit. Kujtojmë se ndeshja Vardari-Shkupi do të luhet të dielën në stadiumin e kryeqytetit, “Filipi i Dytë”, duke nisur nga ora 16:00./InfOSport.mk

Leave a Reply