Bellasica nuk ndalet, Boreci rindez luftën për pozitën e dytë

Bellasica po ecën me hapa të sigurtë drejt Ligës së Parë Futbollistike të Maqedonisë, njofton “infOSport.mk”. Skuadra nga Strumica nuk njeh kundërshtarë në Ligën e Dytë – Lindje, pasi edhe sot pa shumë probleme mundi Sasa-n nga Makedonska Kamenica në transfertë me rezultatin 3:0.

Një fitore bindëse këtë javë realizoi edhe Boreci në Vallandovë ndaj Pobedës (0:5), teksa Bregallnica pas barazimit pa gola 0:0 në transfertën në Koçani ndaj Osogovës, tashmë renditet vetëm si skuadra e tretë në tabelë.

Fitores në takimet e sotme iu gëzua edhe Tikveshi, që si vendas në stadiumin e qytetit në Kavadar me rezultatin 2:1 mundi Plaçkovicën.  Rikujtojmë Liga e Dytë – Lindje me ndeshjet e saj vazhdon edhe mesjavën që vjen, më konkretisht të martën.

LDFM – Lindje, Java XX

Osogova 0 – 0 Bregallnica
Pobeda V. 0 – 5 Borec
Sasa 0 – 3 Belasica
Tikveshi 2 – 1 Plaçkovica
Kozhuvi i lirë  

Leave a Reply