Filip Najdovski te Shkëndija, ja çfarë thotë futbollisti i Tiranës!

Pas 3 largimeve të njëpasnjëshme, Shkëndija tashmë është vënë në kërkim të emrave të rinj, që do të mbushnin boshllëkun e krijuar në kampin kuqezi, njofton “infOSport.mk”.

Kujtojmë nga rradhët e skuadrës kampione në mes të sezonit 2021/2022 u larguan Armend Alimi, Rubin Hebaj dhe Kamer Qaka. Pikërisht me largimin e këtij të fundit, nëpër Tetovë u dëgjuan zërat se vendin e ish reprezentuesit të kombëtares shqiptare do ta zë, Filip Najdovski, aktualisht futbollisti i KF Tiranës.

Mirëpo realiteti është krejt ndryshe, pasi në një prononcim ekskluziv për “infOSport.mk”, Najdovski demantoi një gjë të tillë, duke pohuar se për momentin është i lidhur me Tiranën dhe se do të respektojë kontratën me “bardheblutë” nga kryeqendra shqiptare.

“Në vitin 2022 unë mendoj se do më shihni në dy vende. Deri në muajin maj në Tiranë, e më pas në një klub tjetër. Mirëpo se ku, atë askush nuk e din, thjeshtë askush nuk e din se çfarë do të ndodh pas 5-6 muaj” – u shpreh fillimisht Filip Najdovski, i cili në pyetjen tonë nëse dikush nga rradhët e Shkëndijës e ka kontaktuar gjatë këtyre ditëve, u përgjigj: “Unë një informacion të tillë nuk kam. Ashtu që përderisa askush nuk më kontakton, unë i qëndroj prapa fjalës sime, që do të respektojë kontratën që kam me Tiranën”.

Filip Najdovski, i cili mund të luaj si qendërmbrojtës, por edhe si mesfushor i fundit te Tirana u transferua verën e vitit 2020 nga rradhët e Vardarit. Me paraqitjet e tij, ai shumë shpejtë fitoi epitetin e titullarit te ekipi “bardheblu” nga Tirana, me të cilin kryesojnë renditjen tabelare pas 15 xhirove të para në Superligën shqiptare.

Najdovski gjatë kësaj faze ka zhvilluar 11 ndeshje në kampionat dhe 3 në kuadër të Kupës së Shqipërisë, derisa gjithsej me Tiranën numëron 49 ndeshje. (infOSport.mk)

Leave a Reply