Rabotniçki ndali hovin e Skopjes, Sileksi ndalet në barazim (VIDEO)

Rabotniçki me Gjore Jovanovskin në krye dinë vetëm për fitore. “Romantikët” me strategun shkupjan në krye regjistruan edhe fitoren e dytë nga po aq ndeshje, duke ndalur këtë herë Skopjen, skuadër kjo që në stinorin pranveror nuk dinte për disfatë, njofton “infOSport.mk”.

Në një ndeshje tipike kampionale të zhvilluar në lagjen e Autokomandës, Rabotniçki shënoi fitore minimale 0:1, edhe atë falë një penaltie të akorduar në minutën e 80-të, nga e cila përfitoi sulmuesi Stojanço Velinov, i cili topin e devijuar nga ana e portierit vendas, Stefanoviç, me kokë e dërgoi në rrjetë.

Rabotniçki avanson ndaj Skopjes

Rabotniçki avanson ndaj SkopjesSKOPJE – RABOTNIÇKI 0:1(S. Velinov 81')

Публикувахте от infosport.mk в 15 април 2018 г.

Në këtë rast portieri i Skopjes nuk hasi edhe në bashkëpunimin, apo ndihmën e bashkëlojtarëve të tij, të cilët nuk e përcollën mjaft mirë situatën, pas devijimit të topit nga shtylla pas goditjes së Ostoja Stjepanoviç nga pika e bardhë, i cili në fund megjithatë buzëqeshi, pasi ishet bashkëlojtari i cili, Velinov, ai i cili shënoi dhe tre pikët Rabotniçkit i’a siguroi.

Djordjeviç rast ndaj Akademia Pandev

Sileksi dhe Akademia Pandev barazuan pa gola ne ndeshjen e pare te javes se 27-te ne LPFM. Rastin me te mire ne kete ndeshje e kishin vendasit, edhe ate qe ne minuten e 12-te, kur goditja em koke e sulmuesit serb, Djordjeviç perfundoi ne shtylle.

Публикувахте от infosport.mk в 15 април 2018 г.

Për dallim nga “romantikët”, Sileksi, një skuadër tjetër që pretendon Europën, barazoi pa gola ndaj Akademia Pandev, derbi i përjetshëm midis Vardarit dhe Shkupit u mbyll me barazimin 1:1, Renova shënoi fitore të artë përballë Pobedës, teksa Shkëndija turpëroi në Manastir, Pelisterin, duke mundur këta të fundit me rezultatin 0:6.

Java e 28-të në elitën e futbollit vendor do të zhvillohet në mesjavë (e mërkurë), ku do të spikat derbi Vardari-Shkëndija.

LDFM, Java XXVII

Sileksi 0 – 0 Akademija Pandev
Skopje 0 – 1 Rabotniçki
Pelisteri 0 – 6 Shkëndija
Renova 2 – 1 Pobeda
Vardari 1 – 1 Shkupi

Leave a Reply