Agron Memedi debuton me fitore te Renova, del fitues përballë kolegut debutues, Meglenski (VIDEO)

Sot në Tetovë u zhvillua ndeshja midis Renovës dhe Pobedës, dy skuadra këto që bënë ndryshime në stafin teknik, duke ju besuar postin e trajnerit futbollistëve të tyre të kahmotshëm. Drejtuesit e Renovës pas largimit të Vllatko Kostov, postin e trajnerit i’a besuan Agron Memedit, teksa ata të Pobedës pas largimit të Krçmareviç, vendosën që për trajner të emërojnë Toni Meglenskin, njofton “infOSport.mk”.

Dy trajnerë të ri, ku në fund më i suksesshëm doli të jetë Agron Memedi, i cili ashtu edhe si në ndeshjet si futbollistë, arriti që të ngadhnjejë ndaj Toni Meglenskit, pasi në fund Renova shënoi fitore me rezultatin 2:1.

Fundi i pjesës së parë dhuroi dy gola të shpejtë, nga një në secilën pjesë, me Renovën që avansoi e para me golin e shënuar nga Fatjon Jusufi. Braziliani Markos mjaft mirë depërtoi në zonë nga e djathta, ndërsa edhe më mirë harkoi brenda 5-të metërshit të portierit Tofiloski për futbollistin e talentuar Jusufi, i cili me kokë në minutën e 37-të shënoi për 1:0.

Pobeda u kundërpërgjigjë 1 minutë para fundit të pjesës së parë, kur Danoski me të majtën e tij, i ndihmuar edhe nga mbrojtësi i Renovës, Mishkovski, arriti që të mposhtë portierin vendas Kobetiç, për barazim të reuzltatit në 1:1.

Ishte ky njëherit rezultati i 45 minutave të para, ndërsa për fitoren e Renovës në këtë ndeshje u përkujdes braziliani, Lukas Markos, me golin e shënuar në minutën e 69-të, kur përfitoi edhe nga një gabim i njërit prej mbrojtësve mysafir dhe duke tejkaluar edhe portierin Tofiloski, shënoi për rezultat 2:1.

Me këtë fitore Renova pas një kohe më të gjatë braktisi pozitën e 7-të, duke u renditur tashmë një vend më lartë me 31 pikë, teksa Pobeda me 25 pikë mbetet në pozitën e 8-të.

Leave a Reply