Interi fiton dhe vendin e tretë blindon (VIDEO)

Skuadra e Interit pas tre ndeshjeve pa shënuar gol është shfryrë sonte ndaj Kaljarit në ndeshjen e javës së 33-të, duke mundur këta të fundit me rezultatin 4:0, njofton “infOSport.mk”. Golat për “neroaxurrët” mbajnë firmën e Zhoao Kanselos (3’), Mauro Ikardit (49’), Marselo Brozoviç (60’) dhe Ivan Perishiç (90’).

Inter 4-0 Cagliari | Highlights Serie A 17/18 by footbie.com

Ndeshja në praktikë u zhvillua vetëm para një porte, pasi futbollistët e Kaljarit në asnjë moment nuk arritën që të rrezikojnë më konkretisht portën e “zikaltërve”, të cilët pas kësaj fitore tashmë renditen në pozitën e tretë me 63 pikë, dy pikë më shumë se Roma dhe Lacio që renditen në pozitat 4 dhe 5.

Leave a Reply