Skopje-Sileksi luhet në Kërçovë, pezullohet stadiumi në Autokomandë!

Takimi Skopje-Sileksi i vlefshëm për xhiron e 27-të në elitën e futbollit vendor do të luhet në stadiumin e qytetit në Kërçovë, pasi Federata e Futbollit të Maqedonisë ka pezulluar stadiumin në Autokomandë.

Ky vendim i FFM-së erdhi pas ndodhive të palakmueshme dhe incendeteve që ndodhën në ndeshjen Skopje-Rabotniçki të luajtur në xhiron e fundit që u fitua nga “romantikët” me rezultat 0:1. Sipas raportit të delegatit të kësaj sfide, nga persona jozyrtarë është sulmuar edhe arbitri kryesor i ndeshjes, Gjorgji Gocevski.

FFM ditëve në vijim do të jep vendimin përfundimtar për këtë çështje, me Skopjen që pritet të luaj nga 2 deri 9-të ndeshje jashta kryeqytetit./InfOSport.mk

Leave a Reply