Renova dy fitore në dy ndeshje me Agron Memedin në krye (VIDEO)

Renova nën drejtimin e Agron Memedit ka regjistruar edhe fitoren e dytë nga po aq ndeshje, pasi sot “gjipspunuesit” në ndeshjen e javës së 28-të në teren vendas me rezultatin 2:1 mundën Rabotniçkin, njofton “infOSport.mk”.

RENOVA SERISH KALON NE EPERSI NDAJ RABOTNIÇKIT

RENOVA SERISH KALON NE EPERSI NDAJ RABOTNIÇKITRENOVA – RABOTNIÇKI 2:1(V. Stojanovski 90+2')

Публикувахте от infosport.mk в 18 април 2018 г.

Më i merituari për këtë fitore të Renovës ishte i riu, Vlatko Stojanovski, i cili golin e fitores e realizoi në minutën e dytë shtesë të takimit. Mexhit Neziri nga e djathta mjaft mirë harkoi brenda zonës kundërshtare, ku Stojanovski i papenguar nga askush me kokë edhe për herë të dytë mposhti portierin mysafir Daniel Bozhinovski.

RENOVA AVANSON NDAJ RABOTNIÇKIT

RENOVA AVANSON NDAJ RABOTNIÇKIT RENOVA – RABOTNIÇKI 1:0(Lukas 10')

Публикувахте от infosport.mk в 18 април 2018 г.

Fillimisht gardianin e “romantikëve” e kishte mposhtur braziliani Lukas gjatë pjesës së parë, më saktësisht në minutën e 11-të, edhe atë duke iu falënderuar mbrojtësit kundërshtarë Rasho, i cili shënoi në rrjetëne  gabuar, teksa golin e vetëm në këtë ndeshje për Rabotniçkin e realizoi Nikola Sharkoski në minutën e 86-të.

RABOTNICKI BARAZON

Публикувахте от infosport.mk в 18 април 2018 г.

Me këtë fitore Renova rikthen gjasat për një vend në garat europiane, pasi tashmë numëron 34 pikë, vetëm një pikë më pak se Rabotniçki i vendit të katërt.

Leave a Reply