Festa e futbollistëve të Shkëndijës në terenin e rivalit të madh, Vardarit (VIDEO)

Nuk ka më mirë se të fitosh rivalin e drejtëpërdrejtë dhe të festosh në fushën e tyre titullin e kampionit. Edhe pse matematikisht ende nuk e kanë në duar të njëjtin futbollistët e Shkëndijës bazuar në epërsinë prej 23 pikëve që kanë në 8 xhiro para  përfundimit të sezonit 2017/2018, edhe atë falë fitores 2:3 në arenën “Filipi i Dytë” ndaj Vardarit, pas përfundimit të ndeshjes i’a lejuan vetes që të gëzohen dhe të festojnë, pasi deri në mbyllje të kampionatit Shkëndijës i nevojitet vetëm edhe një pikë.

E gjithë kjo atëherë e bënë më se të arsyeshme festën e sotme të “kuqezinjëve”, të cilët edhe zyrtarisht titullin e kampionit mund ta festojnë të dielën në Tetovë në përballjen ndaj FC Shkupit.

🔴⚫👐👏👏🔥🔥

Публикувахте от KF Shkëndija в 18 април 2018 г.

Leave a Reply