Skopje dhe Sileksi vetëm barazim në Kërçovë (VIDEO)

Skopje dhe Sileksi nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 1:1 në ndeshjen e zhvilluar në Kërçovë në kuadër të xhiros së 28-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë. Pjesa e parë e këtij takimi u mbyll me avantazh të Sileksit, që shënoi golin në minutën e 16-të me anë të Gligorovit.

Në fraksionin e dytë, ishte Petkovski që u përkujdesë për pikën e Skopjes, pasi gjeti rrjetën në minutën e 54-të. Kështu skuadra nga Autokomanda pas humbjes nga Rabotniçki, rikthehet në marrjen e pikëve në kampionat.

Skopje ndodhet në pozitën e fundit të tabelës në LPFM, me 25 pikë të tubuara, po aq sa ka edhe Pelisteri në vendin e 9-të.

SKOPJE BARAZON NDAJ SILEKSIT

SKOPJE BARAZON NDAJ SILEKSIT SKOPJE – SILEKSI 1:1(F. Petkovski 55')

Публикувахте от infosport.mk в 18 април 2018 г.

Leave a Reply