Me dy super gola A. Pandev fundos Skopjen (VIDEO)

Akademia Pandev më në fund ka shënuar fitore, edhe atë sërish jashtë Strumicës, njofton “infOSport.mk”. Për herë të fundit skuadra e trajnerit Trençovski kishte mundur Pelisterin në Manastir, edhe atë me 16 nëntor të vitit 2017-të, ndërsa sot ata në teren neutral në Kërçovë mundën Skopjen me rezultatin 0:2.

Që të dy golat mysafirët nga Strumica i realizuan gjatë pjesës së dytë, edhe atë që të dy ishin euro gola që mbajnë firmën e Doriev dhe Baldovaliev.

A. PANDEV SHËNON NDAJ SKOPJES

A. PANDEV SHËNON NDAJ SKOPJES NË KËRÇOVËSKOPJE – A. PANDEV 0:1(L. Doriev 57')

Публикувахте от infosport.mk в 22 април 2018 г.

Lupço Doriev ishte futbollisti i cili shënoi golin e parë në minutën e 57-të kur lëshoi një predhë të vërtetë me të djathtën e tij, teksa Baldovaliev 9 minuta më vonë bombardoi portën e vendasve, duke shënuar një super gol me të majtën e tij, që njëherit është edhe arma e tij më e fuqishme.

BALDOVALIEV SHËNON EDHE GOLIN E DYTË NË RRJETËN E SKOPJES

BALDOVALIEV SHËNON EDHE GOLIN E DYTË NË RRJETËN E SKOPJESSKOPJE – A. PANDEV 0:2(Z. Baldovaliev 65')

Публикувахте от infosport.mk в 22 април 2018 г.

Falë kësaj fitore, Akademia Pandev tashmë numëron 35 pikë dhe renditet në pozitën e 5-të, teksa Skopje mbetet sërish në pozitën e fundit, me vetëm 24 pikë.

Leave a Reply