Golat nga ndeshja Labunishti-Vëllazërimi (VIDEO)

Vëllazërimi i Kërçovës ka regjistruar një fitore të madhe në ndeshjen e javës së 22-të në Ligën e Dytë – Perëndim, duke mundur në transfertë ekipin e Labunishtit me rezultatin 1:2, njofton “infOSport.mk”.

Edhe përkundër faktit se  pjesa e parë ishte mbyllur me epërsinë minimale të Labunishtit, falë golit të Dalçeskit në minutën e 21-të, Vëllazërimi gjatë pjesës së dytë arriti që të bëjë kthesë totale të rezultatit, edhe atë falë golave të shënuar nga Murat Adilit (49’) dhe Belul Nebiut (65’).

Me këtë fitore Vëllazërimi mban hapin me Gostivarin në pozitën e dytë, që të dyja skuadrat kanë nga 43 pikë, teksa Makedonija Gjorçe Petrovi me 44 pikë renditet në pozitën e parë.

GOLAT NGA NDESHJA, LABUNISHTI – VËLLAZËRIMI

GOLAT NGA NDESHJA, LABUNISHTI – VËLLAZËRIMI

Публикувахте от infosport.mk в 23 април 2018 г.

Leave a Reply