Roma me sponsor të ri në fanella, do të përfitojë 40 mln euro

Skuadra e Romës që për herë të parë në historikun e saj do të luaj në ndeshjet gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve Europian, ka arritur marrëveshje me kompaninë e fluturimeve “Qatar Airways”.

Duke filluar që nga sezoni i ardhshëm dhe deri në atë 2020-2021, skuadra “romake” do të ketë në fanellë emrin e kompanisë së fluturimeve “Qatar Airways” i cili do të rrisë ndjeshëm përfitimet e skuadrës nga kryeqendra italiane.

Pas 5 vitesh klubi i Romës do të ketë sërish një sponsor në fanellë me “Qatar Airways që për tre sezonet e ardhshme pritet t’i paguajë Romës rreth 40 milionë euro.

“Qatar Airways” do të jetë sponsori i shtatë në fanellat e Romës në këto 90 vite histori të klubit verdhekuq.

Roma ka vendosur që me fanellat ku shihet sponsori i ri të luajë nesër në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve përballë Liverpullit.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply