Bardhi “shou” midis “San Mamesh”

Enis Bardhi po shkëlqen gjatë 45 minutave të para në ndeshjen në ” San Mamesh”, ndaj Atletik Bilbaos, në të cilën Levante e tij po avanson me rezultatin 1:2, falë golave të shënuar pikërisht nga  futbollisti shkupjan, njofton “infOSport.mk”.

Bardhi që të dy golat i shënoi përmes specialitetit të tij, goditjeve të dënimit, edhe atë në të dyja rastet thuajse nga pozita e njëjtë, në një interval kohor prej vetëm dy minutash (42′, 44′).

Falë këtij dy golëshi të Bardhit, Levante arriti që të zhvlerësoi avantazhin e Atletik Bilbaos, që kishte avansuar me anë të Garsias (8′).

Golat e Enis Bardhit mund ti ndiqni KËTU.

Leave a Reply