Napoli mund Juven dhe ndez garën për titull (VIDEO)

Napoli ka arritur të triumfojë në ndeshjen kundër Juventusit 0:1, duke marrë kështu tre pikët më të rëndësishmë të këtij sezoni në “Serie A”, ku tashmë gara për titullin e kampionit mes këtyre dy skuadrave kur kanë mbetur vetëm edhe 4 xhiro është bërë shumë e zjarrtë.

Në mungesë të një goli nga ana e sulmuesve, ishte  mbrojtësi i Kulibali, ai i cili i siguroi fitoren skuadrës së Napolit,rqë tashmë numëron 84 pikë dhe ka vetëm një pikë më pak se Juventusi në pozitën e parë.

Juventus 0-1 Napoli Highlights Serie A by footbie.com

Mirëpo gjërat mund të ndryshojnë që javën e ardhshme, kur Juve do të takohet me Interin në “Xhuzepe Meaca”, teksa Napoli në “Artemio Franki” do të luaj me Fiorentinën.

Deri në fund skuadra napolitane përveç me Fiorentinën si mysafir, do të përballet edhe me Torinon dhe Krotonen në teren vendas, si dhe me Sampdorian në transfertë, teksa Juve pas transfertës ndaj Interit do të mirëpret Bolonjan e Blerim Xhemailit, për ti shkuar më pas në “Olimpiko” Romës, ndërkohë në ndeshjen e xhiros së fundit, atë të javës së 38-të do të mirëpret Veronën.

Leave a Reply