Festa në Çair, i rikthehet buzqeshja edhe kryesisë së FC Shkupit (FOTO)

FC Shkupi regjistroi fitoren ndaj Pobedës së Prilepit në ndeshjen e parë në vitin 2018-të që zhvilloi në Çair. Për shkak terrenit të papërshtatshëm, Federata e Futbollit të Maqedonisë, pezulloi stadiumin e Çairit dhe për gjysmësezonin pranveror ky ishte takimi i parë që skuadra e Shkupit rikthehet në folenë e saj për të luajtur para tifozëve vendas.

Përveç rikthimit në stadium të vet, fitorja ishte qërshia mbi torte që solli gëzim të madh te tifozët shkupjan, por edhe te vet drejtuesit e klubit nga Çairi që në krye me Shefshet Demirin dhe drejtorin sportiv, Omer Bunjakun iu gëzuan tejmase këtij triumfi./InfOSport.mk

Golat nga përballja Shkupi-Pobeda 3:1 (Xhiroja 30-të në LPFM)

Публикувахте от Tv Shenja в 25 април 2018 г.

Leave a Reply