Zherard nuk ka asnjë dyshim: Sallah është më i mirë se Messi dhe Ronaldo

Mohamed Sallah po zhvillon një sezon të shkëlqyeshëm me petkun e Liverpullit këtë edicion, ndërsa një gjë të tillë egjiptiani po e dëshmon me golat e tij të shumtë, përmes të cilëve po ndihmon Liverpullin që të ngritet për çdo ditë lartë e më lartë.

Pikërisht falë një dy golëshi të tij, por njëkohësisht dy asisteve të tij për shoket e skuadrës,  Liverpulli mbrëmë në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve demoloi Romën, duke e mundur me rezutatin 5:2, ndërsa kjo edhe më shumë ka bindur shumicën se Sallah për momentin është futbollisti më i mirë në Botë. Me një konstatim të këtillë pajtohet edhe legjenda e Liverpullit, Stiven Zherard, i cili ka mbetur i mahnitur me përformancën e egjiptianit mbrëmë në “Enfilld Roud”.

“Ai është në momentin më të mirë të karrierës. Është e vështirë ta krahasosh me Messin apo Ronaldon, pasi ata e kanë bërë një gjë të tillë për shumë kohë dhe kanë qenë të qëndrueshëm, vit pas viti. Por nuk kam asnjë dyshim se aktualisht, ai është futbollisti më i mirë në planet”, deklaroi Xherard pas ndeshjes së mbrëmshme.

Leave a Reply