Liga e Kampionëve rikthehet sonte me përballjen Real-Bajern

Sonte me fillim prej orës 20:45 zhvillohet ndeshja e kthimit e gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve midis kampionëve në fuqi të Real Madridit dhe  Bajern Munihut, njofton “infOSport.mk”.

Pritet të jetë kjo një përballje e fortë në “Santiago Bernabeu”, ku “bavarezët” do të sulmojnë që nga minuta e parë, me qëllim për të përmbysur rezultatin 1:2 nga ndeshja e parë e zhvilluar në Gjermani.

Një lojë e tillë do ti jepte mundësi Realit që të ketë më shumë hapësira në lojën ofenzive, ndërsa duke pasur parasysh shpejtësinë dhe aftësitë e sulmuesit kryesor të “madrilenëve”, Kristiano Ronaldo, shumë lehtë mund të ndodh që kjo ndeshje të na dhurojë shumë emocione dhe gola të shënuar.

Është kjo ndeshja e parë gjysmëfinale nga ndeshjet e kthimit, ku fituesi do të siguronte një vend për në finalen e madhe të Kievit, ku shumë fare pranë ndodhet skuadra angleze e Liverpullit, që në ndeshjen e parë të zhvilluar si nikoqir kishte mundur Romën me rezultatin e thellë 5:2.

Kjo përballje mes Romës dhe Liverpullit në program është nesër mbrëma (20:45) në stadiumin “Olimpiko”.

Leave a Reply