Arifi: Të fitojmë në Gjorçe për të festuar në Kërçovë

Vëllazërimi i Kërçovës sot në Shkup do të ketë një transfertë të vështirë përballë Makedonija Gjorçe Petrovit, njofton “infOSport.mk”. Aktualisht këto dy skuadra mbajnë dy pozitat e para në renditje, dhe një fitore në këtë ndeshje do të ju mundësonte atyre për të shpresuar edhe më shumë në arritjen e qëllimit, ngjitjen në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë.

Drejtori sportiv i skuadrës së Vëllazërimit, Isak Arifi, është i bindur në fitoren e skuadrës së tij në këtë ndeshje, që pritet të dhurojë një futboll cilësor.

“Presim një fitore të madhe, përmes së cilës do të vulosnim edhe Ligën e parë. Në asnjë moment nuk mendojmë humbjen, ashtu që besojmë fuqishëm në fitore, për të festuar më pas në Kërçovë tonë” – tha Arifi enkas për “infOSport.mk”.

Ndeshja Makedonija Gj.P. – Vëllazërimi starton në ora 16:30, ndërsa duke pasur parasysh rëndësinë e këtij takimi, kjo ndeshje do të drejtohet nga arbitri me licencë të UEFA-s, Aleksandar Stavrev.

Leave a Reply