Zeglul Rexhepi, kryetar i ri i Federatës së Xhudos në Maqedoni!

Për herë të parë një shqiptarë merr postin e presidentit të Federatës së Xhudos në Maqedoni. Bëhet fjalë për Zeglul Rexhepin, i cili pas mbledhjes së jashtëzakonshme të mbajtur sot u zgjedh në krye të FXHM-së.

Me 30 vota “pro” dhe 18 vota “kundër, Rexhepi mori postin më të lartë të kreut të shtëpisë së Xhudos në vendin tonë, duke mposhtur konkurencën me kundërkandidatin e tij Dimçe Shipinkarivski nga Struga.

Rexhepi në këtë post do të zëvendësojë Filip Ivanovin, me këtë të fundit që së bashku me udhëheqësit e tij u shkarkua në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur sot në qytetin e Prilepit.

Ndryshe, Rexhepi vjen nga klubi i Xhudos “Ipon” nga Shkupi edhe për postin e kryetarit ishte propozuar nga 12 klube më të mira të Maqedonisë, të cilat ishin të pakënaqura nga udhëheqja e kryetarit të deritanishëm. /InfOSport.mk

Leave a Reply