Goli Shaqirit nuk mjaftoi të shpëtojë Stouk Sitin nga rënia prej Premier Ligës!

Xherdan Shaqiri dhe Stouk Siti nuk arritën që të shpëtojnë sezonin për mbetjen në Premier Ligën angleze, pasi u mposhtën me rezultat 1:2 në sfidën përballë Kristal Palasit.

Edhe pse Stouk Siti mbajti shpresat gjallë pas atij golit të shqiptarit Xherdan Shaqiri në minutën e 43-të, kur nga goditja e lirë gjeti rrjetën për avantazh 1:0 dhe që pjesa e parë u mbyll me atë rezultat, mirëpo në të dytën miqtë bën përmbysjen, duke fituar ndeshjen.

Pas kësaj disfate, Stouk Siti lëshon Premier Ligën pas një dekade, duke vazhduar që në sezonin e ardhshëm të luajë në Çampionship./InfOSport.mk

Leave a Reply