Gol i anuluar i Vëllazërimit dhe fitore e Makedonija Gj.P (VIDEO)

Sot në kuadër të javës së 25-të në Ligën e Dytë Futbollistike të Maqedonisë në program ishte derbi ndeshja midis Makedonija Gj.P dhe Vëllazërimit, skuadër kjo e cila në fund u mund me rezultatin 2:0, njofton “infOSport.mk”.

Ishte kjo një ndeshje tipike kampionale, ku fillimi i ndeshjes na dhuroi një futboll mjaft të rezervuar nga ana e të dyja palëve, që si duket më shumë mendonin në golin e tyre, se në atë kundërshtarë.

RAST IDEAL PER ALBULEN IMERIN, MIREPO ME KOKE GODET VETEM MBI PORTE

RAST IDEAL PER ALBULEN IMERIN, MIREPO ME KOKE GODET VETEM MBI PORTEMAKEDONIJA GJ.P – VËLLAZËRIMI 0:0

Публикувахте от infosport.mk в 5 май 2018 г.

Megjithatë ishte Vëllazërimi që në dy raste gjatë pjesës së parë rrezikoi dukshëm portën vendase, fillimisht me Albulen Imerin, i cili edhe pse kishte një pozitë shumë të volitshme për të shënuar, me kokë goditi vetëm mbi portë, ndërsa në rastin e dytë, edhe pse Mërgim Dani arriti që të shënojë, arbitri Stavrev anuloi të njëjtin për shkak pozitës jashtë loje.

VËLLAZËRIMI SHËNON NDAJ MAKEDONIJA GJ.P, POR STAVREV ANULON GOLIN ME PRETEKSIN SE KISHTE POZITË JASHTË LOJE

VËLLAZËRIMI SHËNON NDAJ MAKEDONIJA GJ.P, POR STAVREV ANULON GOLIN ME PRETEKSIN SE KISHTE POZITË JASHTË LOJE!!!Vleresojeni vete nga ky kendveshtrim, nese ishte ne pozite jashte loje, ose jo Mërgim Danii!

Публикувахте от infosport.mk в 5 май 2018 г.

Ishte ky një moment shumë diskutabil, sidomos nga këndvështrimi i kamerave që bënë transmetimin e drejtëpërdrejtë të këtij takimi, i cili u hap vetëm në pjesën e dytë. Ky gol i anuluar si duket ndikoi shumë negativisht te futbollistët kërçovarë, që në pjesën e dytë kapituluan në dy raste para futbollistëve vendas.

MAKEDONIJA GJ.P AVANSON NDAJ VËLLAZËRIMIT

MAKEDONIJA GJ.P AVANSON NDAJ VËLLAZËRIMITMAKEDONIJA GJ.P – VËLLAZËRIMI 1:0(I. Nastevski 64')

Публикувахте от infosport.mk в 5 май 2018 г.

Fillimisht Ivan Nastevski në minutën e 64-të duke shfrytëzuar gabimin e kapitenit Ballazhi arriti që të shënojë për 1:0, teksa golin e dytë për Makedonija Gjorçe Petrovin e realizoi Bobi Bozhinovski me një goditje nga distanca.

MAKEDONIJA GJ.P SHËNON EDHE GOLIN E DYTË NDAJ VËLLAZËRIMIT

MAKEDONIJA GJ.P SHËNON EDHE GOLIN E DYTË NDAJ VËLLAZËRIMITMAKEDONIJA GJ.P – VËLLAZËRIMI 2:0(B. Bozhinovski 76')

Публикувахте от infosport.mk в 5 май 2018 г.

Falë kësaj fitore Makedonija Gjorçe Petrovi tashmë kryeson renditjen me 53 pikë, 3 më shumë se Gostivari i vendit të dytë që mundi Struga Trim Lumin, teksa Vëllazërimi mbetet në kuotën e 49 pikëve, duke mbajtur pozitën e tretë në renditje.

SUPER PRITJA E VALON NEZIRIT PAS GODITJES SË BOBI BOZHINOVSKIT

SUPER PRITJA E VALON NEZIRIT PAS GODITJES SË BOBI BOZHINOVSKIT

Публикувахте от infosport.mk в 5 май 2018 г.

Përveç dy skuadrave të para në renditje, fitoreve iu gëzuan edhe Teteksi dhe Lokomotiva, teksa EuroMilku dhe Zajazi barazuan me rezultatin 1:1.

Foto: ekipa.mk

LDFM – Perëndim, Java 25

EuroMilku 1 : 1 Zajazi
Gostivari 4 :1 Struga Trim Lum
Lokomotiva 2 : 0 Novaci
Makedonija Gj. P 2 : 0 Vëllazërimi
Teteksi 2 : 1 Labunishta

Leave a Reply