Gostivari fiton derbi shqiptarë, tashmë më afër ëndërrës

Gostivari ka shfrytëzuar në maksimum disfatën e Vëllazërimit, duke mundur Struga Trim Lum në një ndër ndeshjet më interesante të javës së 25-të në Ligën e Dytë – Perëndim, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra e trajnerit Mensur Jakupi shënoi fitore të thellë 4:2, ndërsa fitoren e gostivarasve e paralajmëroi Medin Mersovski me golin e shënuar që në minutën e parë. Po i njëjti futbollistë në minutën e 13-të dyfishoi rezultatin në 2:0, ndërsa nuk kaluan as 60 sekonda të plota në anën tjetër, Zija Merxhani ngushtoi diferencën e vendasve.

Me shifrat 2:1 u mbyll pjesa e parë e këtij takimi, teksa edhe pjesa e dytë na dhuroi një fotografi të njëjtë. Ishte sërish Gostivari që shënoi dy gola të shpejtë, kësaj rradhe me sulmuesin e saj më në formë, Ilirid Ademi (50’, 54’), teksa rezultatin përfundimtarë të këtij takimi, Gostivari 4, Struga Trim Lum 2 e vendosi Migjen Sherifi në minutën e 74-të.

Falë kësaj fitore Gostivari tashmë me 50 pikë renditet në pozitën e dytë, me 3 pikë më pak se Makedonija Gjorçe Petrovin, me të cilën skadër do të takohen në javën e fundit po në qytetin e Gostivarit.

Leave a Reply