Kadriu: Shpresojmë tre pikët përballë Vardarit të mbeten në Tetovë

Renova do të pret Vardari në Tetovë në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 33-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë. Renova në gjysmësezonin pranveror nuk ka humbur asnjë ndeshje në shtëpi, ndërsa këtë ritëm dëshiron që të vazhdojë edhe përballë Vardarit.

“Nesër do të jetë një ndeshje e vështirë, do të jetë derbi. Jemi të përgatitur maksimalisht, shpresojmë që tre pikët të mbeten këtu në Tetovë, të shkojmë me këtë ritëm, pasi ndeshje në shtëpi skemi humbur deri më tani dhe shpresojmë që edhe këtë përballje mos ta humbim”, është shprehur për mediat, Florian Kadriu.

Ndeshja Renova-Vardari luhet nesër në stadiumin e qytetit në Tetovë, duke nisur nga ora 16:30.

Leave a Reply