Operohet Sir Aleks Ferguson, kishte pësuar sulm në tru

Strategu më i suksesshëm skocez, Sir  Aleks Ferguson ndodhet në rrezik jete, pasi mëngjesin e sotëm kishte pësuar një sulm në tru, me ç’rast ështe dashur të operohet menjëherë. Ky lajm është bërë i ditur vetëm në mbrëmje, pasi djali i tij, Daren kishte munguar në ndeshjen e skuadrës së tij, për të qenë afër babait të tij.

“Sir Aleks Ferguson sot është operuar pas një sulmi që kishte në tru. Intervenimi kirurgjik kishte kaluar shumë mirë, mirëpo tani vijon një periudhë e kujdesit intenziv, me qëllim stabilim të situatës. Familja Ferguson kërkon privatësi më të madhe gjatë kësaj periudhe” – thuhet në kumtesën e klubit të Mançester Junajtedit.

Ky lajm ka shokuar opinionin britanik, duke pasur parasysh se vetëm një javë më parë, Ferguson dukej shumë mirë me shëndet, kur para ndeshjes derbi Mançester Junajted – Arsenal, ish kolegut të tij të vjetër dhe njëherit rival, Arsen Venger i dhuroi një dhuratë.

Leave a Reply