Vjen largimi i parë nga rradhët e FC Shkupit

Erdhi me shumë bujë, por Rexhinaldo largohet pa lënë fare gjurmë me FC Shkupin në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, njofton “infOSport.mk”.

Sulmuesi nga Mozambiku skuadrës nga Çairi iu bashkua shkurtin e këtij viti, teksa në 14 ndeshje arriti të realizojë vetëm dy gola.

Skuadrës shkupjane ai iu bashkua nga rradhët e skuadrës kazake të Kaysar, ndërsa gjatë karrierës së tij, i njëjti kishte lënë gjurmë në kampionatin elitar shqiptarë me skuadrat si Luftëtari, Laçi dhe Kukësi.

Leave a Reply