Futbollisti kosovar, Xherdan Shaqiri thotë se priste gjëra të tjera kur i ishte bashkuar Stouk Sitit. Klubi anglez është pranë rënies nga Premierliga dhe mesfushori kosovar që tani po mendon largimin e tij.
“Kjo nuk ishte ajo për të cilën kisha nënshkruar kur iu bashkova Stouk Sitit”, theksoi Shaqiri.
“Të gjithë e dinë që unë jam futbollistë që dëshiron të luajë në nivele të larta dhe jam i mllefosur sigurisht. Kam kontratë edhe dy vjet, por të shohim në fund të sezonit”, – përfundoi ai.