Murinjo dhe Junajtedi me një rekord negativ

Strategu portugez i Mançester Junajtedit, Hoze Murinjo ka arritur një rekord interesant me skuadrën e tij në Premierligë. Murinjo me ekipin e tij kanë humbur nga tri skuadrat që sivjet ishin ngjitur në elitën e futbollit anglez, edhe atë si mysafirë. Një gjë e tillë “Djajve të Kuq” nuk u kishte ndodhur që nga sezoni 1989-90.

Murinjo fillimisht kishte pësuar nga skuadra e promovuar sivjet në Premierligë, Hadersfilld, që më pas të humbas nga Njukasëll Junajtedi në “Sent Xhejm Park, dhe së fundmi mbrëmë ndaj Brajtonit.

Junajtedi mbrëmë pësoi disfatë minimale 0:1, mirëpo edhe përkundër kësaj disfate vazhdon të mbetet në pozitën e dytë me 77 pikë, 5 më shumë se Liverpulli i vendit të tretë.

Leave a Reply