Super gol i Shaqirit ndaj Kristal Pallas (VIDEO)

Xherdan Shaqiri ka shënuar një super gol në përballjen e javës së 36-të në Premierligë përballë Kristal Pallas, ndeshje kjo që ka nisur nga ora 13:00, njofton “infOSport.mk”. Shaqiri shënoi një super gol në minutën e 43-të, kur nga gjuajtja e lirë, arriti që të mposhtë portierin mysafir, Henesej.

Për Shaqirin është ky goli i 8-të sezonal në Premierligë, që e bënë atë golashënuesin më të mirë të skuadrës së Stouk Sitit, që shpreson ende në mbijetesë, edhe përkundër faktit se ende ndodhet në zonën e ftohtë.

Me golin e Shaqirit njëherit u mbyll edhe pjesa e parë e këtij takimi, ku Stouk Siti do të pretendojë që të dyfishojë rezultatin dhe të marrë një fitore me shumë vlera.

Leave a Reply