Ndërhyrja brutale e Stojkovskit ndaj Alijit! (VIDEO)

Të shtunën në Ligën e Dytë Futbollistike të Maqedonisë në program ishte derbi ndeshja midis Makedonija Gjorçe Petrovit dhe Vëllazërimit të Kërçovës, njofton “infOSport.mk”. Duke pasur parasysh rëndësinë e këtij takimi, në fushën e blertë në stadiumin e Gjorçe Petrovit ishim dëshmitarë të një futbolli shumë të tensionuar, që në disa raste kalonte edhe kufijtë e futbollit.

I tillë ishte rasti edhe në minutën e 85-të, kur Stojkoski i Makedonija Gjorçe Petrovit ndërhyri në mënyrë shumë brutale ndaj mesfushorit kumanovar të Vëllazërimit, Burhan Aliji, i cili më pas me ndihmën e barrelave lëshoi fushën.

NDËRHYRJA BRUTALE E STOJKOVSKIT NDAJ ALIJIT!!!

NDËRHYRJA BRUTALE E STOJKOVSKIT NDAJ ALIJIT!!!Vërtetë e pakuptueshme kjo ndërhyrje aq brutale nga ana e Stojkoskit, i cili u ndëshkua me të kuq!

Публикувахте от infosport.mk в 5 май 2018 г.

Ende nuk dihet qartë shkalla e dëmtimit të Alijit, edhe pse rrezikon të ketë dëmtuar ligamentet, mirëpo gjithçka do të mësohet vetëm të hënën pas ekzaminimeve më detajuese që do ju nënshtrohet futbollisti kumanovar.

Ndryshe ndeshja në fund u mbyll me fitoren 2:0 të Makedonija Gjorçe Petrovit dhe një gol të dyshimtë të anuluar të skuadrës së Vëllazërimit, kur rezultati ishte 0:0.

VËLLAZËRIMI SHËNON NDAJ MAKEDONIJA GJ.P, POR STAVREV ANULON GOLIN ME PRETEKSIN SE KISHTE POZITË JASHTË LOJE

VËLLAZËRIMI SHËNON NDAJ MAKEDONIJA GJ.P, POR STAVREV ANULON GOLIN ME PRETEKSIN SE KISHTE POZITË JASHTË LOJE!!!Vleresojeni vete nga ky kendveshtrim, nese ishte ne pozite jashte loje, ose jo Mërgim Danii!

Публикувахте от infosport.mk в 5 май 2018 г.

Leave a Reply