Shqipëria me 3 mungesa të rëndësishme ndaj Spanjës

Shqipëria mbrëmë barazoi 1:1 në ndeshjen në Strumicë ndaj Maqedonisë, ndërkohë që lajmet e këqija për trajnerin Kristian Panuçi nuk munguan. Strategu italian për sfidën e rradhës, atë të javës së 9-të në kuadër të grupit “G” kundër Spanjës nuk do të mund të llogarisë në tre futbollistë titullarë, të cilët mbrëmë u ndëshkuan me kartonë të verdhë.

Bëhet fjalë për futbollistët si Mërgim Mavraj, Burim Kukeli dhe Odise Roshi, të cilët u ndëshkuan mbrëmë ndaj Maqedonisë nga ana e arbitrit suedez, Erikson. Ata kanë plotësuar numrin e kartonëve, duke humbur në këtë mënyrë sfidën e 6 tetorit ndaj Spanjës në stadiumin “Rico Perez”.

Gjithsesi ata do të jenë të gatshëm për sfidën e fundit të ciklit eliminatorë për Botërorin “Rusi 2018” ndaj Italisë, ndeshje kjo që në program do të jetë më 9 tetor në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës.

Leave a Reply