Shpërthen Juve, 3 gola brenda 8 minutave falë dy gafave të Donarumas (VIDEO)

Juve ka shpërthyer në ndeshjen finale të Kupës së Italisë ndaj Milanit, duke shënuar tre gola brenda 8 minutave në rrjetën e Donarumas, njofton “infOSport.mk”. Ishte fillimisht mbrojtësi Mehdi Benatia, ai i cili me kokë shënoi golin e parë në minutën e 56-të, teksa në minutën e 61-të, Daglas Kosta falë gafës së portierit Donaruma shënoi edhe golin e dytë në rrjetën e “kuqezinjëve”.

Mirëpo si duket goli i dytë ka ndikuar shumë negativisht ndaj portierit të parë të Milanit, i cili në mintën e 63-të i dhuroi edhe golin e tretë Juves, më konkretisht mbrojtësit Benatia, i cili shënoi golin e dytë personal.

Leave a Reply