Komuna e Çairit shtron drekë për finalistët e Kupës, Juventus Serava

Komuna e Çairit si gjithnjë në përkrahje të sportistëve. Duke pasur parasysh suksesin e skuadrës së Juventus Seravës (pjesë e kësaj Komune), kreu i Çairit, Visar Ganiu ka vendosur të ju shtrojë një drekë lojtarëve “bardhezi”, të cilët sonte do të luajnë në finalen e madhe të Kupës së Maqedonisë në futsal, njofton “infOSport.mk”.

Është ky një gjest për tu përshëndetur nga numri një i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, i cili njihet si një përkrahës i madh i sportit, duke pasur parasysh veprimtarinë e tij sportive, ku shumica prej nesh e njohim si trajner të FC Shkupit, por njëherit edhe si profesor i Edukatës Fizike pranë Fakultetit Shtetëror të Tetovës.

Ai është zotuar se do të jetë gjithmonë pranë sportistëve, sidomos pranë atyre që korrin suksese, ndërsa një gjë të tillë po dëshmon edhe në rastin konkret.

Pas drekës së shtruar lojtarët e Juventus Seravës do të nisen drejt Gostivarit, aty ku me fillim në ora 19:30 në palestrën kryesore të qytetit kundër ekipit të Gemixhi nga Velesi do të diskutojnë për trofeun e Kupës së Maqedonisë.

Në përkrahje të klubit nga Serava do të udhëtojnë edhe dhjetëra tifozë, të cilët me autobusë të organizuar do të nisen për në Gostivar për të përkrahur skuadrën e tyre të zemrës.

Leave a Reply