Abdi: Kemi besim të madh, do t’i arkëtojmë tri pikë ndaj Renovës (VIDEO)

Shkupi dhe Renova do të përballen nesër në kuadër të xhiros së 34-t në elitën e futbollit vendor. Pas fitores ndaj Pelisterit, “Bardhekaltërit” në atmosferë të mirë do të presin në Çair Renovën, në duelin direkt për Evropë.

“Ndeshja ndaj Renovës vërtet është e një rëndësie të veçantë për ne, por ne kemi besim të madh në skuadrën tonë. Ne kemi luajtur kundër Renovës dhe e dimë se çfarë kualiteti kanë ata dhe do të futemi me shumë respekt në këtë përballje, mirëpo dua të them se nuk presim asgjë përveç tri pikëve dhe jam i bindur se do ti arkëtojmë ato. Këtë e them duke u bazuar pas ndeshjes së mirë që luajtëm ndaj Pelisterit duke shënuar fitore me rezultat pozitiv që na e ktheu vetëbesimin se Shkupi mundet ta fitojë çdo lojë”, ka thënë ndihmës trajneri Orhan Abdi për faqen zyrtare të FC Shkupit.

Leave a Reply