Bardhi me Levanten e tij gjunjëzojnë Barcelonën, i shkaktojnë disfatën e parë (VIDEO)

Enis Bardhi ka shkëlqyer sonte në fitoren e Levantes ndaj Barcelonës së madhe, e cila sonte për herë të parë gjatë këtij sezoni u dorëzua para shkupjanit dhe skuadrës së djaloshit me origjinë nga fshati Bllacë e Poshtër, i cili ndaj kampionëve të ri të Spanjës shënoi dy gola në fitoren 5:4, njofton “infOSport.mk”.

SUPER GOLI I BARDHIT NDAJ BARCELONËS

SUPER GOLI I BARDHIT NDAJ BARCELONËS

Публикувахте от infosport.mk в 13 май 2018 г.

Bardhi thjesht shkëlqeu edhe sonte, duke shënuar dy super gola. Fillimisht në minutën e 46-të me të djathtën e tij shënoi një super gol, teksa në minutën e 56-të arriti që të realizojë edhe një super gol tjetër, kësaj rradhe me të majtën e tij. Përveç Bardhit, te Levante shkëlqeu edhe Boateng, duke realizuar “hat-trik”, ndërsa në anën tjetër një gjë të tillë te Barcelona bëri braziliani, Filipe Kutinjo.

Ouuuuu, ouuuuuuu…..Bardhi shenon edhe golin e dyte ndaj Barcelones

Ouuuuu, ouuuuuuu…..Bardhi shenon edhe golin e dyte ndaj BarcelonesKesaj rradhe shkupjani mposht Ter Shtegenin me te majten e tij

Публикувахте от infosport.mk в 13 май 2018 г.

Një gol tjetër për Barcelonën dhe njëherit të fundit të këtij takimi e realizoi Luis Suarez në minutën e 71-të kur nga pika e bardhë vendosi rezultatin përfundimtarë të këtij takimi, Levante 5, Barcelona 4.

Ishte kjo disfata e parë e Barcelonës gjatë këtij edicioni, edhe atë të pësuar vetëm në javën e 37-të, ndërs afalë “dopietës” së sontme, Enis Bardhi arriti në kuotën e 9 golave të shënuar në sezonin e tij debutues në La Liga.

Leave a Reply