Napoli kërkon 120 mln euro për qendërmbrojtësin e skuadrës

Napoli thuhet se kërkon të blindojë qendërmbrojtësin Kalidou Koulibaly duke vendosur një çmim 120 milionë për të që duhet të trembë klubet e interesuar si Real Madrid, Chelsea dhe Manchester United.

Mbrojtësi ka qenë një pjesë kyçe e skuadrës së Maurizio Sarri-t në tre vitet e fundit, duke fituar shumë admirues në Europë. Sipas RAI Sport, në takimin e së mërkurës mes trajnerit he pronarit Aurelio De Laurentiis është folur edhe për të ardhmen e senegalezit.

Napoli nuk ka ndërmend ta shesë këtë verë, kështu që e ka bërë të qartë se ai mund të largohet vetëm nëse një klub ofron 120 milionë euro. Kjo do ta bënte mbrojtësin më të shtrenjtë të historisë, duke eklipsuar Virgil van Dijk, i cili u ble 86 milionë euro nga Liverpool në janar.

Leave a Reply