ZYRTARE, Argjentina sulmon Kupën e Botës pa Ikardin

Seleksionuesi i Kombëtares së Argjentinës në futboll, Horhe Sampaoli ka bërë të ditur emrat e 23-të futbollistëve, me të cilët do të luaj në kuadër të Kampionatit Botëror, “Rusia 2018”, njofton “infOSport.mk”.

Ajo që bie në sy, është mos përfshirja e top golashënuesit të Interit, Mauro Ikardi, i cili bëri një sezon të shkëlqyeshëm me ekipin nga Milano. Nr. 9 i “neroaxurrëve”, ka shënuar më shumë gola se gjithë të tjerët të përfshirë në listë  nga ana e Sampaolit, me përjashtim të Lionel Messit.

Katërshja sulmuese e Argjentinës në KB Rusi 2018 përbëhet nga Messi, Dybala, Higuain dhe Aguero.

Një javë më parë seleksionuesi argjentinas kishte publikuar listën e zgjeruar prej 35 futbollistëve. Enco Peres nga rradhët e River Plejt, Rikardo Senturion dhe Lautaro Martinez nga Rasing, gjithashtu nuk bëjnë pjesë në formacionin përfundimtarë të Kombëtares argjentinase, njëjtë sikurse edhe portieri i Tigres, Nahuel Gusman, i cili në moment të fundit u zëvendësua nga Franko Armani i River Plejt. Dy portierët tjetër të “gauçosëve” në Rusi do të jenë Serhio Romero (Mançester Junajted) dhe Vilfredo Kabajero (Çelzi).

Përmes fotos më poshtë mund të shihni edhe emrat e 23 futbollistëve që do të përfaqësojnë Argjentinën në KB “Rusi 2018”.

Leave a Reply