Nuk mjaftojnë edhe dy golat e Ibras, LA Galaksi humb nga Dallasi (VIDEO)

Edhe përkundër shkëlqimit të Zlatan Ibrahimoviç në ndeshjen ndaj Dallasit, skuadra e Los Anxheles Galaksi pësoi disfatë 2:3 në ndeshjen e javës së 13-të në MLS. Ibra ishte autorë i dy golave, që erdhën vetëm në fund, edhe atë pas epërsisë 0:3 të skuadrës kundërshtare.

Sulmuesi suedez golin e parë për 1:3 e realizoi në minutën e 69-të, teksa të dytin në minutat shtesë të takimit, kur edhe vendosi rezultatin përfundimtarë të takimit, LA Galaksi 2, Dallasi 3. Për këta të fundit autorë të golave ishin Hollingshed (33’), Kolman (40’) dhe Gruezo (66’).

Leave a Reply