Bajerni i Munihut i’a rrëmben nga duart Milanit talentin turk, Kabak

Edhe pse pritej vetëm zyrtarizimi i tij te Milani, talenti turk, Ozan Kabak, megjithatë nuk do të veshë fanellën e skuadrës  “rossonere”.

Sipas asaj që raporton televizioni shtetëror turk  “TRT”, Kabak që aktualisht është pjesë e Shtutgartit, do të mbetet në Gjermani, mirëpo kësaj rradhe duke veshur fanellën e gjigandëve të Bajern Munih.
Agjenti i futbollistit të talentuar turk thuhet se ka arritur akordin me kampionët e Gjermanisë pas një takimi me shefin klubit Karl-Hajnc Rumenige dhe drejtorin sportiv,  Hasan Salihamixhiç.

Kabak te Shtutgarti erdhi në janar të këtij viti për një shumë prej 10 milion euro nga rradhët e Galatasarajit, mirëpo rënia në Bundesliga II u ka bërë të mundur klubeve të tjera që të aktivizojnë një kluazolë largimi të vendosur në shifrën e 15 milionë eurove, shumë kjo që nuk është aspak problematike për një skuadër siЗ është Bajern Munih.

Kabak te Bajerni shihet si zëvendësim për Humels në mbrojtje, pasi ky i fundit iu bashkua Borusia Dortmundit.

Leave a Reply