ZYRTARE, ish futbollisti i Shkëndijës ndahet me Flamurtarin

Ish futbollisti i Shkëndijës, Viktor Nildo Xhufo, nuk do të jetë më pjesë e Flamurtarit të Vlorës. Një gjë të tillë futbollisti brazilian e kishte bërë të ditur në një prononcim për “Vip Sport”, duke bërë realitet edhe lajmin e publikuar ditë më parë në portalin tonë.

“Zërat e fundit që po qarkullojnë janë të vërteta, unë do të largohem nga ekipi i Flamurtarit. Tashmë kam 3 oferta nga klube të ndryshme dhe jam duke i ndjekur me vëmendje së bashku me menaxherin tim. Megjithatë vendimi është marrë tashmë sa i përket qëndrimit tim në Vlorë”, – ka thënë Xhufo.

Braziliani 25-vjeçar skuadrës vlonjate iu bashkua korrikun e vitit të kaluar, ndërsa brenda periudhës një vjeçare me fanellën e Flamurtarit zhvilloi 22 ndeshje, duke realizuar edhe 3 gola.

Leave a Reply