Milani e ka seriozisht me Falkaon! Kolumbiani gati për tu veshur “kuqezi”

Milani e ka marrë shumë seriozisht çështjen Radamel Falkao, i cili në sezonin e ri futbollistik pritet ta udhëheq sulmin “kuq e zi”.

Vetë futbollisti është shprehur i lumtur me interesimin e skuadrës italiane, duke e konsideruar si një kënaqësi faktin se kërkohet nga një skuadër e madhe si Milani, drejtuesit e së cilës skuadër edhe përkundër shpenzimeve të mëdha sezonin e kaluar, nuk arritën që ti rikthejnë lavdinë kësaj skuadre.

Tashmë të njëjtit mendojnë më ndryshe, pasi në skuadër dëshirojnë të sjellin futbollistë me përvojë dhe që kanë dëshmuar veten, ndërsa sipas asaj që raporton “MilanNews”, drejtori sportiv i Milanit, Mirabeli do të udhëtojë në Egjipt për të ndjekur miqësoren e Kolumbisë. Zyrtarizimi pritet të jetë vetëm çështje kohe, Falkao mund të konsiderohet si një lojtar i Milanit.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply