Samba në Gjorçe, Makedonija angazhon 4 brazilian

Skuadra e Makedonija Gjorçe Petrovit që vitin tjetër do të garojë në mesin e skuadrave më të mira në futbollin vendor, ka arritur që të bëjë edhe transferimet e para në prag të sezonit të ri futbollistik, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra shkupjane që sezonin e kaluar doli të jetë më e mira në Ligën e Dytë Perëndim ka arritur marrëveshje me 4 futbollistë brazilian, edhe atë kryesisht futbollistë të moshës së re. Bëhet fjalë për mbrojtësin 22-vjeçar, Robson Da Silva, mbrojtësin e krahut të majtë Leovizhildo Zhunior, gjithashtu 22-vjeç, si dhe dy sulmuesit Zhan Karlos Dos Santosh Oliveira  (24 vjeç) dhe Karlos Da Silva Robinjo (23 vjeç).

Janë këto emrat e parë të angazhuar nga ana e drejtuesve të Makedonija Gj.P të cilët paralajmërojnë edhe disa emra të rinj, me qëllim që rikthimin në elitën e futbollit vendor ta shënojnë në mënyrën më të mirë.

Leave a Reply