Hoqi “klanin Bunjaku”, vendimi i Shalandes që po jep rezultate te Kosova

Kosova është duke shpresuar sërish pas ardhjes në stolin e përfaqësues së trajnerit Shaland. Kjo atmosferë pozitive është e ngjashme me atë pas Finlandës, teksa Kosova dilte me pikë në transfertë në ndeshjen e parë zyrtare.

Megjithatë rezultatet që do të pasonin, sollën edhe shkarkimin e trajnerit Albert Bunjaku, pasi zhgënjeu në eliminatoret e Botërorit. Suksesi i Shaland tashmë matet me rezultatet, ku Kosova jo vetëm që po arrin të fitojë takimet e zhvilluara, por edhe pa pësuar gol, një meritë e madhe kjo për një përfaqësuese të re.

Atëherë, ku është ndryshimi mes Shaland dhe trajnerit Bunjaku? Nëse shohim më vëmendje listën e futbollistëve të grumbulluar së fundmi për miqësoren ndaj Shqipërisë, një detaj i veçantë mund të kuptohet lehtësisht. Shaland mund të them se ka zhdukur “klanin Bunjaku”, që në kohët e mëparshme “pushtonte” listën e Kosovës.

Egzon Bunjaku, Imran Bunjaku, Alban Bunjaku dhe Albert Bunjaku, ishin disa nga futbollistët që grumbulloheshin më shpesh në ndeshjet e shkuara. Por me ardhjen e Shaland në krye të Kosovës, situata ndryshoi dhe hapësirat për ta u zvogëluan gjithmonë e më tepër, aq sa mund ta quanin veten edhe si të përjashtuar. (vipsport.al)

Leave a Reply