Për këtë arsye, çdokush do braktiste punën e tij: Zbulohet arsyeja pse Zidan braktis Realin e Madridit?

Zinedine Zidane shokoi gjithë opinionin sportiv me largimin e tij nga Reali, ndërsa tashmë është zbuluar edhe arsyeja për të cilën strategu francez braktisi rradhët e skuadrës “mbretërore”.

Zidane kishte theksuar se e ka të qartë se shumica nuk shohin asnjë kuptim lidhur me vendimin e tij, mirëpo ai  sheh, edhe atë në mënyrë shumë të qartë. Si një nga arsyet kryesore Zidane kishte cekur se ai nuk ka se çfarë të ju ofrojë futbollistëve dhe se ekipi dhe personalisht ai kanë nevojë për ndryshime.

Ndërkohë miliarderi egjiptian Naguib Sauiris përmes një postimi në “Twitter” ka treguar arsyen se pse Zidane është larguar nga Real Madridi.

“Zidane do të marrë drejtimin e Kombëtares së Katarit për Botërorin e vitit 2022. Ai do të ketë një pagë vjetore prej 50 milion euro dhe do të nënshkruajë kontratë 4-vjeçare” – kishte shkruar Sauiris.

Leave a Reply