Ançeloti rikthen Kavanin te Napoli

Karlo Ançeloti planifikon një përforcim të madh te skuadra e Napolit. Trajneri i ri i ekipit nga “Sao Paolo” planifikon përforcime të bujshme në ekip, me qëllim për të kandiduar për titullin e kampionit në “Serie A”.

Ndërkohë, “Fichajes.net” raporton se ai është duke kërkuar rikthimin e sulmuesit ruguaian, Edinson Kavani, i cili aktualisht mbron ngjyrat e kampionëve të Francës, Paris Sen Zhermenit. Kavani ka një të kaluar të suksesshme te Napoli, pjesë e së cilës ishte për dy vite të plota (2011-2013), ndërsa Ançeloti tek ai sheh si përforcimin kryesor për sezonin e ri.

Kavani gjatë sezonit të kaluar me PSZH-në zhvilloi gjithsej 48 ndeshje në të gjitha kompeticionet, duke realizuar 40 gola, ndërkohë vlen të theksohet se me Napolin në 138 ndeshje, kishte realizuar 104 gola.

Leave a Reply