KB “Rusi 2018”, njihuni me disa kuriozitete vërtetë interesante

Cili është futbollisti më i ri në moshë nga 736 futbollistët që do të luajnë me përfaqësueset e tyre në kuadër të Kupës së Botës në  Rusi, event ky që starton me datë 14 qershor. Vallë cili është më i vjetri?

Këto pyetje marrin përgjigje më poshtë, ku zbulohen edhe futbollistët më të gjatë, më të shkurtër , më të shëndoshë dhe më të dobët të Botërorit në Rusi.

Futbollisti më i riDaniel Arzani (Australi) i lindur më 4 janar 1999, luan me Melbourne City FC (Australi). Mes pesë futbollistë më të rinj janë edhe: Kylian Mbappé (Francë), Achraf Hakimi (Marok), Francis Uzuho (Nigeri), Trent Alexander-Arnold (Angli), të gjithë të lindur në vitin 1998. Trajneri më i ri është Aliou Cissé i Senegalit, 42 vjeç.

Futbollisti më i vjetërEssam El Hadary  (Egjipt) i lindur më 15 janar 1973, luan me Al Taaëoun FC (Arabia Saudite). Mes pesë futbollistë më “veteranë” janë edhe: Rafa Marquez (Meksikë, datëlindja 1979), Sergey Ignashevich (Rusi, datëlindja 1979), Tim Cahill (Australia, datëlindja 1979), José Corona (Meksikë, datëlindje 1981). Trajneri më i vjetër është Oscar Tabarez i Uruguajit, 71 vjeç.

Futbollisti më i gjatë – Lovre Kaliniç (Kroaci), portier, i gjatë 201 centimetra, luan me Gent (Belgjikë). Në mesin e 5 futbollistëve të tjerë më të gjatë janë, edhe: Jannik Vestergaard (mbrojtës i Danimarkës, 200 cm), Federico Fazio (mbrojtës i Argjentinës, 199 cm), Courtois (portier i Belgjikës, 199 cm), Robin Olsen (portier i Suedisë, 198 cm).

Futbollisti më i shkurtër Ka tre futbollistë që ndajnë me njëri-tjetrin rekordin e futbollistit më shtatshkurtër që do të jenë në “Rusi 2018”. Sipas të dhënave të regjistruara nga FIFA, bëhet fjalë për futbollistin shqiptarë të Zvicrës, Xherdan Shaqiri, Alshehri Yahia (Arabia Saudite) dhe Fernando Quintero (Kolumbia). Këta të tre janë vetëm 165 centimetra të gjatë.

Futbollisti më i shëndoshëFutbollisti më me shumë kilogram që do të marrë pjesë në “Rusi 2018” është mbrojtësi i Panamasë, Roman Torres, i cili e ka peshën trupore 99 kilogram, duke lënë pas vetes  me vetëm një kilogram më pak sulmuesin e Anglisë, Hari Kejn. Ndërsa do të jenë tre futbollistë që do ta nisin Kupën e Botës me peshën trupore më të vogël, 59 kilogram. Ata janë Takashi Inui (Japoni), Mbark Boussufa (Marok) dhe Javier Aquino (Meksikë).

Leave a Reply