Shaqiri flet për ndeshjen me Serbinë në kuadër të Botërorit “Rusi 2018”

Zvicra dhe Serbia do të luajnë bashkë në grupin “E”, ndërsa duke pasur parasysh faktin se pjesë e ekipit kombëtarë të “helvetëve” janë plotë 4 shqiptarë, mediat e ndryshme, sidomos ato serbe po tentojnë që kësaj ndeshje ti vendosin edhe një prapavi politike. Megjithatë i të njëjtit mendim nuk është edhe gjilanasi, Xherdan Shaqiri, i cili në një deklaratë të tij lidhur me këtë takim, tha se ndeshja me Serbinë do të jetë shumë sportive dhe në asnjë mënyrë  politike.

“Shumë mendojnë se do të ketë shumë politikë në këtë takim, për shkak të origjinës kosovare timen dhe të disa shokëve të tjerë të mi në ekip”, deklaroi Shaqiri.

“Vërtet Serbia dhe Kosova luftuan, por ky është futboll dhe bëhet fjalë për një ndeshje futbolli, asgjë më shumë”, – përfundoi Shaqiri, autorë i 20 golave me përfaqësuesen e Zvicrës, e cila në kuadër të Botërorit në Rusi, përveç me Serbinë, në grup do të luaj bashkë edhe me Brazilin dhe Kosta  Rikën.

Zvicra dhe Serbia bashkë do të takohen me 22 qershor (20:00h), teksa debutimin e tyre në KB “Rusi 2018” futbollistët shqiptarë të Zvicrës do ta kenë me 17 qershor në ndeshjen kundër Brazilit (20:00h).

Leave a Reply